Shërbimi ma i ri: Uroni miqtë tuej mbi gjokset e femnave !

Nji shërbim i ri i mesazheve i lansuem nga ndërmarrësit rus, u lejon konsumatorëve me dërgue mesazhe të shkrueme në gjokset e femnave.

I quejtun “Tittygram”, shërbimi lejon me shkrue mesazhe deri në 36 karaktere.

Mesazhin mundeni me shkrue në gjoksin e nji femne apo të nji mashkulli.

Shembuj të mesazheve të reklamueme nga kompania janë: “Urime Ditëlindja”, “Nga Rusia me dashni”, “U shërofsh ma shpejtë”, etj.
Ky shërbim kushton rreth 30 euro dhe ju lejon me i zgjedh gjokset që ju i doni.

Vladimir Gritsenko, bashkë-themelues i Tittygram, ka thanë se sekreti i projekteve të suksesshme asht i thjeshtë, ideja duhet me qenë qesharake, prandaj edhe janë përqendrue me ba diçka që pëlqehet ma së shumti.

“Në fillim, personalisht kam kërkue për vajza të reja, të cilat duen me qenë pjesë e projektit tonë, por tani shumë femna na shkruejnë edhe na dërgojnë fotografi për me I marrë në konsideratë”, ka shtue ai.

Sa i përket akuzave të seksizmit, ai ka thanë se kurrkush s’asht i detyruem me ba këtë gja.

 

titty1 titty3