Shkencëtarët rusë bajnë mrekulli, qe çka përfitojnë nga qymyri

Shkencëtarët e qendrës shkencore në Amur, të Akademisë ruse të shkencave, reparti i Lindjes së largët, kanë gjetuë mënyrën se qysh me përfitue deri në 1 g ar nga çdo tonelatë e qymyrit të përdorun. Pajisjet eksperimentale tashma egzistojnë dhe asht planifikue që të vendosen në njanën prej furrave këtë vit.

Tash e 15 vjet, shkencëtarët rusë analizojnë përbamjen e qymyrit nga vendet e ndryshme të regjionit, me ç’rast ata thonë se çdo tonelatë e qymyrit të basenit të Jerkovecit, përmban rreth 1 gram ar.

Pajisja e përfitimit të arit nga qymyri, funksionon në këtë mënyrë: tymi nga qymyri i përdorun kalon nëpër nji sistem shumë shkallor të pastrimit. Primesat ma parë pastrohen, e mandej kapen nga filtri, nga ta nxirret koncentrati i arit, që mandej i nënshtrohet rafinimit.