Shkon në spital bashkë me peshkaqenin

Edhe pse ishte nji peshkaqen i vogël, ai që kafshoi nji 23-vjeçare nga Florida, nofullat e tij qenë mjaftueshëm të fuqishme, sa për me dërgue vajzën në spital, me grabitqarin ende të kapun mbas krahut të saj.

E reja qëndroi e qetë gjatë rrugës, ndërsa peshkaqenin nuk ia shkulën dot as rojet e pllazhës e as efektivet e policisë, megjithëse e provuen disa herë.

Nji dëshmitar në vendngjarje thotë se, vajza dhe nji shoqe e saj e kishin ngacmue vet, tue e kapun nga bishti. Në autoambulancë, nji rrip metalik u vendos rreth peshkaqenit për me lehtësue peshën e tij, që mos me randue krahun e 23-vjeçares.

Simbas “National Geographic”, kafshimi i peshkaqenëve të vegjël kur dikush i afrohet, apo kur bezdisen nga njerëzit, asht ma shumë nji refleks mbrojtës. Ai asht aq i fortë, sa mundet me zgjatë minuta të tana, përpara se kafsha me u qetësue e me lëshue atë që mban të mbërthyem në nofullat e tij.