Shkrimet për Erën s’ndalen, thonë se ajo e revolucionarizoi Europën

Shkrimet për kangëtaren kosovare Era Istrefi nuk ndalen.

Në faqen e radios meksikane Los40.com mes shkrimeve për kangëtarin që nderroi jetë Prince dhe Enrique Iglesias, e kanë publikue edhe nji fotografi të Erës me mbishkrimin: “Kemi gjetë kangëtaren që revolucionarizoi Europën”.

Ata gjithashtu kallxojnë se Era i ka rreth 30 milion njerëz që e ndjekin dhe që e klikojnë çdo projekt që ajo ban, tue paralajmërue se kanga e saj ka me u transmetue këtë të Dielle.

Era Istrefi po ndjeke hapat e simotrave te saj kosovare, Rita Ora dhe Dua Lipa.
era