Shkrimja e akullit po sjell ndryshime dramatike për botën

Qysh prej vitit 2013, “National Geographic” na tregoi se niveli i deteve ka me u rritë për 65 metra, nëse i gjithë akulli në planet ka me u shkrie.

Nji gja e tillë ka me ndryshue formën e kontinenteve në mënyrë dramatike dhe ka me përmbytë shumë nga qytetet e mëdha të botës.

Vitet e fundit, niveli i detit po rritet në nivele shqetësuese, prandaj asht vnue në alarm Paneli Ndërqeverisës mbi Ndryshimet Klimatike.