Shkupi, qe çka organizon për legjenden e muzikës David Bowie

Nën moton ‘Shkupi për Bowie’ në Parkun e qytetit në Shkup sot ka me u mbajt edicioni i 9 i ngjarjes multimediale ‘Shiko fotografi, ndëgjo muzikë, merr libër’.

Edicioni i sivjetmë i asht dedikue legjendës së muzikës David Bowie.

Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë nën dirigjim të Emin Xhijan, i shoqnuem nga Kori i femnave pranë QKM’së me fillim nga ora 21:00 në Parkun e Qytetit në Shkup, ka me performue nga disa hitet ma të mëdha të Bowie.

Si asht paralajmërue, aftësitë e tij për fotografi në pëlhurë ka me i prezantue artistët Agron Abdulli dhe Ivana Miladenovska, ndërsa për fancat do të ndahen 20 mijë kopje falas nga libri ‘Psikodelia në periferi-David Bowie dhe laboratori artistik Bekenam’ nga Meri Finigan.

Ngjarja, financiarisht asht mbështet nga Ministria e Kulturës, Qyteti i Shkupit dhe Teelekomi i Maqedonisë.