Shoferi humb kerrin e funeralit me kufomën mbrenda

Nji shofer i nji agjencie funerali ndaloi në nji vend për me hangër e për me pi, kur i humbi kerri i varrimit, së bashku me kufomën mbrenda saj.

Simbas medieve ndërkombëtare, shoferi ishte dërgue në Itali për me marrë kufomën e nji grueje. Ai kishte me dërgue në vendlindjen e saj, Poloni.

Shoferi ndaloi në Mynih për me hangër, mbasi ishte lodhun nga udhëtimi i gjatë. E, në momentin që u kthye për te kerri, ai nuk e gjeti aty.

Simbas policisë, drejtuesi i kerrit të funeralit ka thanë se e kishte parkue “Mercedesin” pranë stacionit të hekurudhës, por nuk e mbante mend mirë se ku.

“The Times” shkruen se policët mendojnë se pija me të cilën kishte shoqnue drekën e kishte trullosun dhe ka ndikue në humbjen e kujtesës.

Ndërkohë, mbas ma shumë se 24 orëve, kerri i funeralit u gjet dhe nuk ishte aspak “pranë stacionit të hekurudhës”. Mbrenda saj ishte edhe kufoma, kështu që shoferi e vazhdoi udhëtimin e tij për në Varshavë.