“Shok” a don me na dhurue edhe nji shok me Çmimin Oscar!

Regjisori dhe skenaristi britanik Jamie Donoughe, producenti e aktori kosovar Eshref Durmishi dhe producenti anglez Harvey Ascott, bashke me ekipin kosovar jane ba gati dhe jane me ethe para ceremonise ma te madhe te filmit ne bote qe ka me ndodhe sonte.

Në garën për “Best Live Action Short” përveç filmit “Shok” janë edhe katër filma të tjerë. Konkurrentët e tij janë “Ave Maria” në regji të Basil Khalil, “Day One” i Henry Hughes, “Everything Will Be Okay” i Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary. Shumë media të hueja dhe kritikë të filmit e kanë vleresue “Shok” si favorit.