“Shok” e bani të vetën

Ceremonia e ndamjes së çmimeve Oscar, u prit me padurim pothuajse nga çdo vend i botës.

Në vedin tonë, e veçanta e këtij edicioni ishte nominimi e filmit me metrazh të shkurtë “Shok”.

Edhe pse këtë bashkëprodhim kosovaro-britanik media e huej e renditi në listën e ngushtë të fituesve, Shok’u nuk e mori Oscar’in, po megjithatë e bani të vetën.
Në vend të tij, çmimin në kategorinë e filmit të shkurtë e mori “Stutterer”.

Filmi “SHOK”, sjell Petritin dhe Okin, dy shokë të ngushtë,të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës

Ndërsa, “Stutterer” në anën tjetër flet për nji tipograf të vetmueme, i cili me anë të botës së internetit nisë me zbulue veten. Ajo çka pason s’asht vetëm pozitive.

Derisa gjendeshin në tepihun e kuq, para se me nisë ceremonia e OSCAR, ekipi i filmit “Shok” foli për Reuters, ku vetë producenti dhe aktori Eshref Durmishi tregoi se shumë janë mirënjohës ndaj të gjithë atyneve që e kanë përkrahë dhe që janë ba pjesë e këtij iventi.

Durmishi tha se, tashma ata janë herojtë e Kosovës, por nëse veç kishin fitue vendi jonë kishte me u ngritë edhe atyne nga nji statujë.

Ndërsa sot, producenti kërkon ndjesë të gjithë atyne që kanë pritë me fitue, dhe ngushëlloi publikun, tue thanë se vendin e Kosovës e kemi tregue në hartë.

Në këtë mbramje, mbas 6 nominesh radhazi, Leonardo DiCaprio, ma n’fund arriti me marrë çmimin si Aktori Ma i Mire në edicionin 88 të Academy Awards, për rolin në filmin “Lugati” (The Revenant). Ndërsa Çmimin si Aktorja Ma e Mire e fitoi Brie Larson, per rolin ne filmin “Room”.

E veç Di Caprios, mbas vitesh të tana, Akademia Amerikane e vlerësoi njanin prej mjeshtrave ma të mëdhaj të muzikës botnore, Ennio Morricone¸tu’ e vlerësue atë me Oscar për muzikën e filmit “The Hateful Eight”, derisa në 2007’n kishte marrë nji Oscar tjetër në shejë mirënjohjeje.

Si filmi ma i mirë u vleresue “Mad Max: Fury Road”, tue fitue nji numër çmimesh tjera, Mark Rylance fitoi çmimin aktori ma i mirë jo protagonist, ndërsa Briton Sam Smith për kangën ma origjinale.

E veç filmi “Lugati” (The Revenant) i fitoi 3 prej 12 çmimeve, për të cilat ishte nominu. Alejandro Inarritu fitoi si Regjisori ma i mire, ndërsa Emmanuel Lubezki fitoi çmimin per kinematografi.