“Shok” ndër 5 filmat ma të shitun në iTunes

Edhe pse nuk arriti me marrë çmimin Oscar, filmi “Shok” po vazhdon me suksese.

“Shok” ka hy në listën e 5 filmave të shkurtë ma të shkarkuem në iTunes në Zvicër, Britani të Madhe, dhe në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Këtë lajm e ka ba të ditun ekipi i filmit, të cilët e kanë kërkue mbështetjen e shqiptarëve në diasporë.

“Shok” ka me u shfaq në festivalin prestigjioz “Tribeca Film Festival”, i cili mbahet nga 12 deri me 24 Prill, n’Amerikë.