Shokon Madonna, e dehun i drejtohet me fjalë të paprituna fansave të saj në koncert !

Kangëtarja 57-vjeçare, Madonna i ka lanë me gojë hapun fansat e saj gjatë koncertit në Melburn të Australisë, derisa ka dalë në skenë e dehun tue e mbajt nji shishe tekila në dorë.

Në nji moment, ajo iu drejtue të pranishmëve në koncer me fjalët: “Dikush të bajë seks me mue, ju lutem”, “Dikush të kujdeset për mue ju lutem”, “Kush ka me u kujdes për mue”.

Madonna ishte në gjendje të randë psikologjike për shkak të marrëdhanies së saj me ish-bashkëshortin Guy Ritchie, të cilin e ka ofendue në mes të koncertit tue e quejt “bir k****”.

Kangëtarja është e trishtuar për shkak se djali i saj Rocco nuk e ka zgjedh atë, por ka shkue me jetue me të atin.