Kqyreni shpërthimin apokaliptik të vullkanit n’Mexiko

vullkanimexiko

Vullkani Popocatepetl i ndodhun në Mexiko u aktivizu.

Nji shpërthim me përmasa vërtet apokaliptike kanë filmu kamerat disa kilometra larg kraterit të vullkanit gjigand.

Nga krateri kanë dalë tonelata të tana llave që janë përhap në nji largësi deri në 3 kilometër nga krateri.

Organet lokale kanë këshillu qytetarët të mos afrohen ma shumë se 12 kilometër nga krateri mbasi vullkani asht mjaft aktiv dhe përban rrezikshmëri të naltë.

Vullkani ndodhet rreth 70 kilometër larg nga kryeqyteti Mexiko City.

Në 24 orët e fundit janë regjistru të paktën 5 shpërthime mjaft të fuqishme.