Shpërthimi në New York, ka me ju befasue qysh ishin bombat!

Raportet zyrtare kanë ba të ditun se bomba që shpërtheu në New York dhe nji pajisje tjetër, e cila ishte gjetë n’afërsi të shpërthimit, ishin tenxhere me presion të mbushuna me mjete të forta.

Simbas Policisë, ato janë të ngjashme me bombat që ishin përdor në maratonën e Bostonit, në vitin 2013.

Nga ky shpërthim në Manhattan janë plagos 29 persona, por asnji prej tyne nuk asht në rrezik për jetë.

Lidhun me rastin, janë marrë në paraburgim pesë persona, hetimet ndaj të cilëve po vazhdojnë edhe ma tej.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio tha se ka pasë ndonji njoftim për kercënime të mundshme terroriste.

Policia ka shtue masat e sigurisë mbas shpërthimit.