Shqipni: Gratë shofere marrin lule nga policët

Policët u dhurojnë grave shofere buqeta me lule për 8 Mars.

Patrullat e policisë i kane ndalue sot gratë shofere, jo për ndonji shkelje por për me ja urue 8 Marsin, me nji mënyrë mjaft të veçantë.

Policët dhuruen sot buqeta me lule për gratë shofere, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grues.

Gratë fillimisht u shqetësuen se mendonin se kane ba ndonji shkelje, por ma mbas janë befasue nga nji polic me lule në duer, i cili ja uronte ftesën. /Shekulli/