Shqiptarët e italianët kur pinë kafe. Kqyreni

shqiptaretitalinet

Nji video e publikueme në “Youtube”, tregon ndryshimet në sjelljen e shqiptarëve dhe italianëve kur shkojnë për të pi nji kafe me nji vajzë.

Të parët që shfaqen në video, janë dy të rijë italianë, nji djalë dhe nji vajzë që si përfundim, vendosin t’i ndajnë bashkë shpenzimet për ato që kanë porosit.

Më pas asht çifti i shqiptarëve dhe momenti kur djali merr faturën për të pague dhe gati zihet me vajzën e cila kerkon me pague.

Ndryshimi mes dy të rijve shqiptarë doket edhe në mënyrën e të veshunit.

Shqiptari shfaqet me nji bluzë mbas trupit dhe sigurisht nji varëse florini të nxjerrë mbi të.