Shqiptari Martin Shkreli mban premtimin: Publikon kangët e grupit Wu-Tang Clan mbas fitores së Trump (video)

Fitores së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës i asht gëzue edhe shqiptari ma i urryem në SHBA.

Shkreli ka urue Trump për fitoren dhe ka mbajtë premtimin që kishte ba. Ai ka transmetue në Youtube disa këngë të grupit amerikan të Hip-Hop ‘Wu-Tang-Clan’.

wu-tang-large_trans-6zbwnzr0tytvvq-9w8z9omtm8ql1svp5s4er88opyw

Martin Shkreli kishte ble për 2 milionë Dollarë kopjen e vetme të albumit të këtij grupi, me kusht që mos ta publikonte për 88 vjet. Mandej, shqiptari ma i urryem në Amerikë premtoi se kishte me publikue këtë album nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale.

Martin Shkreli u ba i njohun në SHBA si pronar i nji firme farmaceutike që rriti mbrenda natës me 500% çmimin e nji ilaçi për të smutët me HIV/AIDS./The Telegraph