Shtrihen dhe e bajnë formën e shigjetës për me i kallxue policisë nga kane ike hajnat

Policia e ka publikuar nji video të nji grupi të të rive, të cilët me trupat e tyne formuen nji shigjetë për me i tregue helikopterit të policisë se në cilin drejtim kishin ik dy hajna.

Videoja interesante asht publikue në ditën e rreanve – 1 Prill, por forcat e rendit insistojnë se nuk bahet fjalë për ndonji hajgare.

Nji grup prej 30 fëmive dhe të rritunve ishin tue marrë pjesë në ceremoninë e Pashkëve në Capel, Surrey, kur e kuptuen se forcat ajrore të policisë po fluturonin me helikopter mbi kryet e tyne.

“Në fillim, prania e helikopterit të policisë dukej se po i argëtonte fëmitë dhe prindërit, por banorët lokal shumë shpejt e kuptuen se janë dëshmitarë të nji ndjekje policore në komunitetin e tyne të qetë”, ka deklarue zadhanësi i policisë.

“Fëmitë menjëherë reaguen tue e krijue formën e shigjetës me trupat e tyne tue u shtri në mes të arave, për me udhëzue helikopterin se në cilin drejtim kishin ik hajnat”, ka shtue zadhanësi.

Por mbrenda pak minutave, asht raportue se policia i kishte arrestue dy personat e kërkuem për vjedhje.