Si me tërhek dashuninë në jetën tuej?

Fillimisht, ofroni dashuni, mbasi vetëm atëherë edhe mundeni me marr…

Nëse dëshironi me tërhek dashuni në jetën tuej, ju duhet me dhanë pa përkushtim. Njerëzit për nga natyra nuk munden me jetue pa ajër, ushqim, ujë dhe dashuni.

Siç mundeni me e pa, në mesin e këtyne katër elementeve të domosdoshme për jetën, vetëm dashunia asht e paprekshme. Dashunia ka shumë forma, por urtësia pohon se origjina e saj rrjedh nga dashunia deri në ekstazë për shpirtat hyjnorë, dashunia në mes të nanës dhe fëmis, në mes t’miqve, në mes t’dashunuemve, në mes t’partnerëve e kështu me rradhë.

Por, si me tërhek dashuninë në jetën tuej?

Shpesh herë shohim në shoqëni, se kur njerëzit nuk mund të gjejnë dashuninë (ose dashuni të mjaftushme) në mesin e njerëzve, shumica kanë tendencën t’lidhen apo ti adhurojnë kafshët shpiake. Kështu, në nji formë, apo nji tjetër, duhet medoemos me ekzistue dashuni në mesin tuej.

Megjithaë, vetëm për shkak se ju doni dashuni, kjo nuk nënkupton se ju keni me pranue të njajtën.

E para, duhet gjithmonë me ofrue dashuni. Vetëm kur jepni dashuni, edhe keni me pranue atë. Dhe, nëse ofroni dashuni, asht shumë e randësishme që ma s’pari ta pranoni dhe duni veten ashtu siç jeni!

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të përjetimit të dashunisë: disa preferojnë të përkëdhelen përmes prekjeve dhe ndjesisë, disa dëshirojnë me dëgjue fjalë të ambla dhe t’bukura, disa dëshirojnë me e tregue dashuninë përmes veprave dhe dhuratave…

Mënyra ma e mirë për me marrë dashuni simbas mënyrës qysh dëshironi, asht ta bani të njajtën për ata persona që i doni në jetën tuaj.

Bahuni person i përmbushun me dashuni. Ne tërhekemi në jetë nga njerëz që janë pasqyrë e personaitetit tonë.

Pra, nëse dëshironi që njerëzit me ju dasht, ma mirë filloni me i dasht ju ata.