Skandal në Vlorë, burri rreh gruen në sy të fmive (+16)

Nji skandal ka ndodh sot në mes të Vlorës, ku nji burrë ka ushtrue dhunë ndaj grues së tij.

Edhe pse ndodhet në mes të qytetit ku ka shumë kalimtarë rasti, zotnia asht aq i tërbuem saqë nuk kursehet aspak.

Të pranishëm në këtë “shfaqje” të shëmtueme janë edhe dy femijët e vegjël, nji ndër të cilët grueja e mban në krahë.

Në video duket momenti kur burri, nëse mund të quhet i tillë, kap për flokësh gruen, ndërsa ma vonë e shkelmon me sa ka fuqi.