Skandali në nji shkollë të Drenasit, mësuesja e godet me grushta nxanësin! (video)

Dhuna e mësimdhanseve ndaj nxanësve të shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë asht ba dukuni e shpeshtë dhe shqetësuese.
Nji rasti i tillë asht shënue në shkollën fillore në Zabel të Ulët të komunës së Drenasit, shkruen lajmi.net

Në videon e postueme në rrejtët sociale, shihet se nji mësuese e kësaj shkolle godet në kokë njanin nga nxanësit.

Mësimdhanësja asht xhirue derisa godet nji nxanës që asht i ulun në bankën e parë.

Ajo në fillim godet nxanësin me nji fletore, më pas me grushte në kokë.

Nxanësi shihet se i ka vendos duert mbi kokë dhe provon të mbrohet nga goditjet.