Skandali që po tronditë Britaninë. Nana don me u martue me djal e me ba femi

1-naniii

Ky asht nji skandal që po trondit Britaninë e Madhe.

Nji nanë, e cila u ribashku me djalin e saj, të cilin e kishte dhanë për adoptim përpara 30 vitesh, thotë se tash kanë ra në dashni, madje po tentojnë të bajnë nji femijë bashkë.

Kim West, 51 vjet asht në nji lidhje me djalin e saj biologjik, Ben Ford, 32 vjet.

Ajo e dha djalin e saj për adoptim vetëm nji javë mbasi e kishte lind.

Por tashma prej dy vitesh janë në nji lidhje.

Ata thonë se mes tyne ka nji Tërheqje Gjenetike Seksuale, nji term që përdoret për të afërmit që ndjejnë tërheqje seksuale për njani-tjetrin kur takohen si të rritun.

Ben, që jetonte në SHBA, u takue me nanën e tij në vitin 2013.

“Ky nuk asht incest. Asht Tërheqje Gjenetike Seksuale. Na jemi ba për të qenë bashkë,” tha nana e Ben.

“Asht nji shans që të jepet njiherë në jetë dhe nuk duem ta humbasim”.

“E di që njerëzit mendojnë se kjo asht e shpifun, por na jemi të dashunuem dhe kur je i tillë, je gati të luftosh”.

Vetëm pak muej mbasi u ritakuen, ata nisën marrëdhanien seksuale.

Çifti insiston se ata nuk po bajnë incest, por shtojnë se jeta e tyne seksuale asht fantastike.

Ndërkohë ish-grueja e Ben, Victoria, thotë se nisi të kishte dyshimet e saj kur i shoqi u takue me nanen biologjike.

Madje ajo nisi ta quente ‘nana dashnore’.

Por në fakt u tërbue kur ai i tha se të dy kishin nis të banin seks.

Kim asht dizajnere interieri.

Ajo tha se nisi të kuptonte tërheqjen e saj për të birin kur nisi të shihte andrra seksuale me të.

E hutueme nga kjo tërheqje, ajo nisi të kërkonte n’internet derisa gjeti termin Tërheqje Gjenetike Seksuale.

Çifti pranoi të takohej në nji hotel ku mbas nji shishe me shampanjë, këmbyen puthjen e parë.

Ben u ndje i çliruem dhe i tha nanes se ai nuk kishte ma ndjenja për të shoqen.

Tre ditë ma vonë, ai i tha të shoqes Victoria se po ndaheshin pasi ai do shkonte me nanen e tij.

 

2-nanadjali