Skena erotike gjatë edicionit të lajmeve në ‘BBC’ (video)

Rrjeti televiziv britanik ka lanë gojëhapun miliona shikues mbramjen e djeshme.

Shikuesit e televizionit kanë mbete të habitun, mbasi ndërkohë po i ndiqnin lajmet e mbramjes, mbrapa shpinës së prezentueses u shfaqen disa skena të nxehta në nji kompjuter.

Prezentuesja, Sophie Raëorth, po lexonte titujt kryesorë të lajmeve, por shikuesve të këtij televizioni nuk i pshtoi diçka e pazakontë që u shfaq mbrapa shpinës së saj.

Ndërkohë që ajo po lexonte lajmet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, nji koleg që ishte ulë mbrapa shpinës po shihte në kompjuter nji skenë të nxehtë.

Por, ky moment i pakandshëm nuk i iku shikuesve, të cilët e filmuen dhe mandej e postuen kudo në internet.