Slloveni e tall Putinin, i merr 3 milion klikime

Humoristi slloven Klemen Slakonja po ban kerdi me video-clip’in e tij ku e satirizon e tall presidentin rus Vladimir Putin.

Pa shkue nji javë prejse e ka publikue videon në YouTube, ajo u pa 3 milionë herë.

Në video Slakonja prezentohet si Putini, tue deklarue se krejt o në dorën e tij dhe kercnon Ameriken e Europen “mos u ngatërroni me mue”, sepse “askush s’e don Luften e III Botnore”.

Ai thotë në video se plani kryesor asht “me ba Nanen Rusi edhe nihere Numer 1”.