Sonte nis edicioni i katërt i Festivalit FemArt

Sonte në orën 20:00, në Teatrin Oda të Prishtinës, hapet edicioni i katërt i festivalit të Artisteve për të drejtat e njeriut – “FemArt”.

Gjatë 6 ditëve të Festivalit kanë me u organizue rreth 30 Aktivitete me mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste, në 8 lokacione të ndryshme në Prishtinë nga ora 10:00 – 24:00.

Aktivitetet e këtij festivali synojnë me sjellë art origjinal të krijuem dhe të prezantuem nga artiste, si: shfaqje teatrale, filma dokumentarë dhe të shkurtë, punëtori, ekspozita, performanca, promovim libri, poezi, muzikë, panele diskutimi, koncerte, punëtori dhe forma të tjera të artit të krijuara nga artistet dhe aktivistet nga Kosova, rajoni dhe Europa.

Festivali ka me zgjate deri me 30 Maj, organizohet nga Shoqata Artpolis, ndërsa sponsor medial i tij asht Televizioni Rrokum.