Sopranoja shqiptare fiton çmimin ndërkombëtar të publikut

Sopranoja shqiptare me famë botnore Ermonela Jaho, ka fitue çmimin ndërkombëtar prestigjoz Readers Award në ceremoninë që njihet si Oskari i Operas që u mbajtë në teatrin “Savoy” të Londrës mbramë.

Ermonela Jaho arriti të triumfonte mes shumë figurave të shqueme të artiti rus dhe latin.
Lajmi për fitoren e Ermonela Jahos asht ba me dije nga faqja zyrtare e International Opera Awards, ku thuhet se fituesja e vitit 2016, asht sopranoja e njohun shqiptare.
Ajo mposhti konkurrencën e fort të yjeve si: Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Me rastin e ndamjes së çmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly.

Mbas fitores, sopranoja shqiptare ka falenderue admiruesit e saj nëpër botë për mbështetjen që i dhanë.

“Dua me falenderue te gjithe admiruesit e artit tim nëpër botë dhe vecanërisht në Shqipni për mbështetjën dhe dashninë…..Kushdo që i dedikon jetën pasionit te tij asht gjithmonë fitues…,” shkruen Ermonela në Facebook.

Jaho ka performue në shumë opera të botës, tue përfshi Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në New York, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë e shumw vende tjera.