“Sorry”, kanga e shumëpërfolun e Beyonce’s, tërmet në YouTube

Veç dy ditë ma parë kangëtarja e famshme, Beyonce, ka publikue kangën e shumëpërfolun për muej të tanë, se i kushtohej femnës, me të cilën e kishte tradhtue burri i saj, Jay-Z.

Kjo kangë, e cila asht pjesë e albumit “Lemonade”, mban titullin “Sorry” dhe asht shoqnue edhe me nji videoklip shumë interesant.

Në ma pak se 48 orë nga publikimi i saj, “Sorry” ka ba me u çmend interneti, tue koleksionue 10 milionë klikime, që konsiderohet nji numri i i jashtëzakonshëm në veç dy ditë.

“Sorry” asht nji kangë sfiduese, e cila flet për forcën dhe besimin përmes nji ngjarje të dhimbshme dhe të ngarkueme emocionalisht, si tradhtia.

Në kangë Beyonce vazhdimisht thekson se ajo nuk asht tue mendue aapsk për femnën që ja shkaktoi asaj tanë këto probleme. Ajo bile, doket e sigurt, se nuk ka me pranue kurrë nji kërkesë për falje të paktën në nji kohë të afërt.

Kjo kangë u përfol shumë se i kushtohej pikërisht kangëtares shqiptare me famë botnore, Rita Ora, por kjo e fundit ka hedhë poshtë gjithçka, tue kambëngulë se nuk asht ajo, femna për të cilën folet në këtë kangë, mbasi ajo dhe Beyonce janë ende shoqe të mira.

Por, në të vërtetë kush asht “Becky”, të cilës i kushtohet kjo kangë. Enigma e Beyonce vazhdon ende, te pakten deri në nji moment tjetër, kur ajo të vendosë me dhanë të tjera detaje në lidhje me këtë çashtje.