Sot Ora e Tokës. Fiken dritat për 1 orë

Me rastin e shenimit të “Orës së Tokës “, sot do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qellim të sensibilizimit të opinionit për randësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.

Simbas njoftimit, qellimi i kësaj iniciative asht organizimi për herë të shtatë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizniset dhe të tjerë, që sot prej orës 20:30 – 21:30 (për 1 orë) të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, tue ja dediku këtë Tokës, planetit tonë që po vuen nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.

Ora e Tokës asht organizim i NWF (Fondi Botnor për Natyrë), organizatës ma të madhe mjedisore në botë, që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”.