Spektakolare: Ky asht nji udhëtim vizual i NYTimes në Shqipni

Gazeta e njohun amerikane, NYTimes ka publikue nji seri me foto nga gjashtë vende të botës: Etiopia, Shqipnia, Australia, Finlanda, Peruja dhe Spanja.

Bahet fjalë për gjashtë udhëtime vizuale të fotografëve të ndryshëm.

Në Shqipni ka udhëtua Camille Sweeney me Joachim Ladefoged.

Camille thotë se për herë të parë ka qenë në Shqipni në vitin 1997, gjatë trazinave të atij viti.

“Rashë në dashni. Ishte sikur ishim kthy 50 vjet mbas në kohë. Mes asaj kohe dhe vitit 2000, e kam vizitue vendin 13 herë si fotoreportere e gazetës ku punoja në Danimarkë. Vitin e shkuem, kur thanë se ka nji mundësi me ba nji rrugëtim me biçikletë, Shqipnia ishte vendi ku doja me shkue. Doja me pa ndryshimet”.

“Shkova në vende ku nuk kam qenë ma parë, në plazhet atje pranë kufinit me Greqinë dhe u gëzova kur e pashë që ishin plot jetë. Doja me ba nji dokumentar social, doja të tregoja nji histori me foto. Ja ajo që bana,” shkruen ajo.

 

15-spek

 

14-spek

 

13-spek

 

12-spek

 

11-spek

 

10-spek

 

9-spek

 

8-spek

 

7-spek

 

6-spek