Statuja prej 10 mijë paund u ndërtue për 3 ditë, 4 vjeçari e prish për 1 sekondë

Nji personi iu deshtën 3 ditë për me ndërtue statujën 10 mijë paund të dhelpnës Nick nga filmi “Zootopia”. Por, nji fëmi iu desht vetëm nji sekondë që me shkatërrue.

4 vjeçari po vizitonte “Chinese Lego expo” së bashku me prindët, kur pa statujën.

Pamvarësisht se statuja kishte edhe nji tabelë ku thuhej “Mos e prekni”, djali nuk mujti me qendrue larg. Krijuesi i statujës, Zhao, ka publikue foto para dhe mbas shkatërrimit të saj.