Strobing, kjo asht moda e re e make up

E para që ka pasë idenë ka qenë Jaclyn Hill, artistja amerikane e make up. Me 400 mijë ndjekës në Facebook dhe 700 mijë të tillë në Twitter. Hill shton ma shumë ndriçim në mollëza, nji tendencë në ranie kjo që prej 2015.

Ajo krijon nji efekt “flash fotografik”, apo efekti strobing, si dritat e diskove. Rezultati i këtij efekti asht nji ndriçim i ftyrës dhe nji pikë e re ndriçimi në likurë që ngjan si satin dhe ylber. Fotot e saj në Instagram janë ma të kopjuemet në rrjetet sociale nga adoleshentë nga e tanë bota.

Glow, Iridescent, Illuminator janë terma të tjerë të ri ma të përdorun për make up. Këto janë teknika që e bajnë likurën ma rrezatuese, tue theksue pikat e shndritshme të ftyrës, dhe konturin. Theksimi i mollëzave po braktiset gjithnji e ma shumë, tue shkue drejt modës ‘nude’, transparente, pra as laps, as rimel, as hije dhe as buzëkuq.

Trendi i kremave dhe toneve asht në rritje, dhe të gjitha shtëpitë kryesore të bukurisë këtë vjeshtë i kanë në propozimet e tyne bashkë me fototindën, por për pak kohë ndoshta nuk kanë me u përdorë tonet me ngjyra. “Ftyra asht e deshun dhe likura e freskët”, thotë Jalcyn.

e9ef41301d5e1ac3b3432bcf33fd619c screen-shot-2015-06-24-at-10-25-36-am-2-768x552 strobing-2