Studentja zbulon nji “sekret” gjatë fjalës së diplomimit

Nji studente nga Texas i ka çuditë shokët dhe shoqet e saj, mbasi gjatë fjalës së diplomimit zbuloi se asht nji emigrante e paligjshme.

Larissa Martinez u tha shokëve të saj se ajo asht nji nga 11 millionë qytetarët pa dokumente që jetojnë në Shtetet e Bashkueme, mbasi u largue nga shpia ku jetonte me nji babë abuziv dhe pijanec në Meksikë.

18-vjeçarja, së cilës i asht ofrue nji bursë e plotë në Yale, tha se vendosi me ju kallxue shokëve të vërtetën në vend që me ba nji fjalim tradicional falenderimi.

“Emigrantët pa dokumente dhe ata me dokumente janë njerëz shumë të mirë. Na jemi këtu pa dokumentacion, për shkak se, sistemi amerikan i emigracionit asht thye tue detyrue shumë familje me jetue me frigë”.

Ajo, gjithashtu foli për planet e Donald Trump për me ndërtue nji mur kundër emigrantëve, që simbas saj janë të bazueme në “urrejtje dhe paragjykim”.