Studimi i fundit: Homoseksualiteti asht gjenetik!

lesbike

Teoria e nji studimi të fundit tregon se homoseksualiteti asht gjenetik.

Diku gjysa e popullsisë botnore, perfshi mashkuj dhe femna heteroseksuale, mund të mbartin gjene homoseksuale, të cilat vijojnë të transmetohen te gjeneratat tjera.

Giorgi Chaladze nga Ilia State University në Tbilisi, në studimin e tij ban lidhje midis gjeneve dhe trashëgimisë së homoseksualitetit.

Simbas studiuesit, motrat me vllazën homoseksualë jane te primuna me pase ma shumë femi dhe kjo simbas tij spjegon edhe rritjen e homoseksualitetit në popullsi.

Ndër të tjera edhe mashkujt heteroseksualë janë mbartës të gjeneve që stimulojnë homoseksualitetin, shkruen “Independent”.

Simbas këtij studimi, homoseksualiteti i meshkujve qendron në popullsi në nivel t’ulët dhe të qendrueshëm, sepse gjysa e mashkujve dhe pak ma shumë se gjysa e femnave janë bartëse të gjeneve që favorizojnë homoseksualitetin mashkullor, por nuk shfaqet.

“Trendi i komponentëve femnore në familje me mashkuj homoseksualë për të lind ma shumë femi, krahasue me mesataren, mund të ndihmojë në shpjegimin e shtimit të homoseksualitetit, nëse mbajmë parasysh faktin se edhe mashkujt me këto gjene nuk janë gjithmonë homoseksualë”, thotë Chaladze.