Studimi: Kështu doket grueja ma e bukur në botë…!

A keni mendue ndonjiherë se çfarë e ban ftyrën ma të bukur në botë? Me kirurgjinë kozmetike në rritje, çdo ditë e ma shumë gratë janë në kërkim të ftyrës së përsosun.

Për këtë, Dr Julian De Silva, nji nga kirurgët ma të famshëm kozmetikë të Harley Street asht i primë me kallxue se pacientët e tij mund të arrijnë atë që duen, për sa kohë që janë realistë në pritshmënitë e tyne, shkruen Daily Star.

Ai ka ba bashkë nji montazh të 9 karakteristikave ma të kërkueme për “gruen e përsosun”.

Vetullat e Jennifer Lopez, sytë e Keira Knightley, hunda e Dukeshës së Cambridge, buzët e Penelope Cruz, balli i Miley Cyrus, faqet e Angelina Jolie, likura e Reece Witherspoon dhe mjekra e Selena Gomez. Me këto tipare, De Silva ka krijue modelin e nji ftyre perfekte.

BEAUTIFUL-WOMAN-629894