Studimi: Kjo kangë ju ban të lumtun

Universiteti i Missouri’t ka ba nji studim, që ka nxjerrë kangën e grupit ‘Queen’ si kanga ma e lumtun.

Pjesëmarrësit në studim kanë pasë mundësinë të zgjedhin mes 126 poezive nga 50 vjetët e fundit, njanën që i ban ata të ndihen ma së miri.

Rezultatet kanë kallxue se kangët që e ‘rritin’ disponimin kanë nji tempo ma të shpejtë, ndërsa 2 të treat e përgjigjeve kanë qenë për kangën “Do not stop me now” nga grupi Queen.