Studimi: Ky vend europian i ka qytetarët ma të ndershëm!

Simbas nji studimi, korrupcioni në qeveri dhe në biznise, i ban qytetarët ma pak të moralshëm.

Por, Britania e Madhe i ka qytetarët ma të besueshëm në botë, për shkak se politikanët e saj janë ma pak të korruptuem, thonë psikologët, shkruen The Telegraph.

Studimi i ri ka gjet se ndershmënia nuk asht nji tipar universal, por ajo në rend të parë udhëhiqet nga etika e liderëve të nji vendi.

Nëse zgjedhjet janë të manipulueme apo politikanët janë të hapun për ryshfete, apo akuzohen për mashtrim, popullata e përgjithshme do të ketë sjellje të keqe.

Akademikët n’Universitetin e Nottingham kanë testu ndershmëninë ë 2500 të rijve te cilët ishin të vetëdijshëm për nivelin e korrupcionit në vendin e tyne.

“Nëse politikanët vendosin shembuj të këqij tue përdor taktika mashtruese e manipulime në zgjedhje, nepotizëm ose përvetësim, atëherë korrupcioni asht i nxitun edhe në pjesën tjetër të shoqnisë”, thotë Dr. Simon Gatcher, nga Universiteti i Nottingham.

Atyne ju kerku privatisht ta hedhin nji zar, ku në bazë të saj do u jepet shpërblim me të holla.

Sa ma i naltë të jetë numri, aq ma shumë para do të marrin.

Studentët britanik dolën plotësisht të sinqertë bashkë me ata nga Suedia, Gjermania, Lituania dhe Italia.

E n’anën tjetër, ma të korruptuem dolën studentët nga Tanzania, Maroku, Kina dhe Vietnami.