Studimi që ka me ju shokue: Me kend fantazojnë gratë me tradhtue

Mendoni se asht tue ju tradhtue? Ju mundeni me nxanë atë në flagrancë shumë afër: 62 për qind e grave besohet të fantazojnë tue e tradhtue burrin me nji nga fqijtë, simbas nji anketimi të ri.

Për këtë anketim, sajti i takimeve ‘Gleeden’, kishte anketue ma shumë se 8,000 persona. Ata kishin zbulue se 31 për qind e anëtareve femna të sajtit veçse kishin pasë aferë me nji nga fqijtë e tyne.

Rreth 60 për qind e këtyne aferave kishin qenë vetëm për nji natë, 14 për qind e këtyne aferave kishin vazhdue për disa javë, ndërsa vetëm 6 për qind e këtyne aferave kishin vazhdue për ma shumë se nji vit.

Por, a duheni me u brengosë për djaloshin afër shpisë suej?

Jo domosdoshmënisht: Shumica e femnave fantazojnë për mashkujt tjerë, mbasi që fantazitë janë mënyrë e saj për m’i ndryshue gjanat seksualisht dhe për me ndejt besnike ndaj juve.

Në fakt, ekspertët besojnë se fantazitë janë gjaja kryesore që i ndihmojnë lidhjet martesore të mbijetojnë në periudha afatgjate.