Sukseset e kosovares Flora S. ne moden e nalte gjermane

Kosovarja Flora Suldashi tashma ka krijue emen dhe brand’in e saj. Ne keto foto ajo prezenton pjesemarreset e sfilates se saj te fundit.

Kete vit ka prezentu veshjet e brendit te saj “Flora S” ne eventin final prestigjioz “Miss Germany 2016”, ku asht zgjedh bukuroshja e vitit 2016 Lena Bröder, me profesion mesuese ne shkolle katolike.
Kompania “Miss Germany”, qe gezon zyrtarishte licencen per zgjedhjen e Missit ne Gjermani, simbas tradites me decenie edhe kete vit mbramjen e organizoi ne Resortin ma te madh turistik ne Gjermani, “Europapark ” ne Rust.
Eventi asht percjell nga 200 mediume gjermane dhe nga afer 900 mysafire te pranishem ne salle, te cilet kane shiju programin artistik afer 5 ore.
24 vajzat, finalistet ma te bukurat e Gjermanise, dy here gjate defilimit te tyne ne skene kane prezentu kreacionet e Flora S., rradhen e pare kane prezentu fustanet per plazh nen nji koreografi te bukur, dhe mandej kane defilu me kostumet per lamje, te cilat jane mireprite me duertrokitje nga publiku.
Flora Suldashi kostumet e lamjes i ka quejt “Shpirti i kohes – rebel Stil”, ketu thote se asht bazu ne ate se gjeneratat e reja jane ne rebelim (ne kuptimin e bukur te fjales rebel) perdrejt rrethanave te reja te jetes ,dhe ne kerkim te trendeve te reja …si nji revolucion i bukur, keto kostume per skene kane qene ne ngjyre te kuqe ndersa Logo e firmes “Flora S” ne ngjyre te zeze. Ndersa per fustanat per plazh, Flora thote se asht inspiru ne mjellmat, andaj fustanet kane qene te bardha dhe te stolisuna ne Dekolleté me kristale Swarovski.
Flora Suldashi thote se asht nda mjafte e kenaqun me kete prezentim,dhe me bashkepunimin me kompanine “Miss Germany”, te cilet i kane kushtu randesi marketingut dhe prezentimit te kreacioneve te saj, dhe se menjehere kane fillu porosite e para.
Ne kete Event kane marr pjese edhe emna te njohur te Show Business’it gjerman si Rolf Scheider, Ralf Siegel, persona nga politika nga CDU, etj.

etiketa flora s.