Sulm ndaj Sanders: Moment dramatik i kandidatit për President

Fushata e kandidatit presidencial Bernie Sanders në California u ndërpre ditën e s’Hanes, kur nji grup për të drejtat e kafshëve kërcyen mbi barrikadë dhe provuen me shkue drejtë skenës, para se me u ndalue nga agjentët e shërbimit sekret.

Kandidati demokrat për President po i drejtohej turmës, nji numri prej mbi 60 mijë personave jashtë bashkisë së qytetit të Oaklanda’s, në kohën kur ndodhi kjo ndërhymje dramatike, shkruen “RT”.

Grupi, i cili ma vonë mori përgjegjësinë për akcionin, tha se ishin tue protestue rreth kushteve për kafshët e fermave në vend që me protestue veçanarisht kundër kandidatit.

Pamjet nga incidenti tregojnë momentin kur dy agjentët e shërbimit sekret u mblodhën rreth Sanders dhe kërkuen nga ai që me u largue nga podiumi, teksa personeli tjetër nga sigurimi filluen largimin e protestuesve.