Supervideo e nanës heroinë

Pamjet filmike të nji grueje në Florida, e cila lufton për me pshtue të bijën 13-vjeçare nga duert e nji mashkulli që tenton me rrëmbye, janë përhapë me shpejtësi në internet.

Grueja shihet tuee e qëllue pa pushim 30-vjeçarin Craig Bonello, i cili po e tërhiqte vajzën zvarrë e në fund u detyre me lanë të lirë. Ai vrapoi me u largue, por u kap në parkingun e supermaketit nga zv/sherifi Jonathan Behnen, i cili në ato momente ishte jashtë shërbimit.

“Nuk kam paa kurrë nji gja të tillë gjatë 10 viteve pune në terren. Ai vërtet deshti me rrëmbye fëmiun në sytë e të gjithë njerëzve të tjerë në dyqan”, u shpreh nji nga drejtuesit e policisë lokale, Craig Callahan, në nji deklaratë të lëshueme mbas incidentit.