Sy me sy me Beyonce. Qe çka ndodhi mbas kësaj foto

Gjatë ndeshjes së gjashtë për finalen e NBA 2016, mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors, dy tifozë u fotografuen gjatë kontaktit sy me sy.

Nuk bahet fjalë për dy tifozë të zakonshëm, por për yllin e muzikës në SHBA, Beyonce, e cila ishte ulë me bashkëshortin e saj Jay-Z, ndërsa po kqyrte në sy nji tjetër spektator të ulun në krahun tjetër.

Menjiherë mbas publikimit të kësaj foto, rrjetet sociale u mbushën me komente që i këshillonin djalit që “kurrë me kqyrë në sy Beyonce-n”. Por, djali u prezentua përmes nji statusi në “Twitter” dhe shpjegoi realisht se çka kishte ndodhë:

“Beyonce dhe Jay-Z u kallxuen shumë të sjellshëm me mue. Kjo foto ishte ideja e saj. Mbasi i kallxova reagimet në rrjetet sociale, asaj ju dok qesharake dhe i erdhi ideja me ba nji tjetër foto, ende ma të bukur”, shprehet Steve Caspedes.

beyonce

huff