Ta përkrahim Enedën

Me 10 Maj ka fillue Eurovision Song Contest 2016 dhe përfaqësuesja e Shqipnisë, Eneda Tarifa ka me performue “live” në natën e dytë me 12 Maj, në Globe Arena të Stockholmit n’Suedi.

Ajo çka asht e randësishme, këte here ka ndryshue për herë të parë mënyra e votimit, qysh prej 1973. Sivjet vota e publikut asht përcaktuese dhe për këtë arsye, Enedes i duhet ndihma e bashkëatdhetarëve në vendet europiane. Ata që jetojnë në vendet europiane ku kanë drejt me votue, munden me e ba këtë, në mënyrë që me mbështetë Enedën për me u kualifikue për në finalen e madhe.

Në gjysëfinalen e dytë, kanga e Endea Tarifës, përfaqësuese e Shqipnisë, ka me qenë në konkurrencë me shtete si: Bullgaria, Bjellorusia, Serbia, Maqedonia, Ukraina, Australia, etj.

Prej 18 shteteve pjesëmarrëse në këtë gjysëfinale, veç 10 kanë me shkue n’finale.

Mënyra e votimit për Enedën me 12 Maj asht kështu: “Fairytale” me kodin 17, nëpërmjet sms.

Votimi hapet mbasi të përfundojnë tana kangët në gjysëfinalen e dytë me 12 Maj dhe zgjatë 15 minuta.