Tajvan, kopja ma gjigante e pikturës së Van Gogh

Nji park në Keelung të Tajvanit po tërhek kureshtarë të shumtë falë nji krijimi tepër origjinal. Kopjes gjigante të nji pikture të Vincent Van Goghut, të realizueme me 4 milionë shishe plastike të ngjyrave të ndryshme.

Në rrugicat prej druni të parkut, e përmes mbrojtëseve transparente nga shiu të instalacionit gjigant, vizitorët kanë mundun me ju hedhë nji sy rikrijimit besnik të “Natës së ndritshme” nga kande të ndryshme.

Piktori holandez e përfundoi veprën e tij në 1889-n me teknikën e vajit në kanavaçe.

“I gjithë parku e merr temën e tij nga kjo pikturë. Këtë vit asht 125-vjetori i ndamjes së Van Goghut nga jeta dhe menduem me kombinue idenë e mbrojtjes mjedisore përmes përdorimit të shisheve të riciklueshme me këtë peizazh kaq të bukur, për me risjellë këtu në jetë këtë vepër arti”, tha Aisin Yeh, koordinator i projektit.