“Të lutem më arresto!”. Policja që po çmend “Instagram”-in

Nji police gjermane asht kthye në nji yll në internet, mbasi poston fotografi të trupit të saj online.

Adrienne Kolesza ka regjistrue mijëra ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ajo poston foto të jetës së saj të përditshme dhe gjimnastikës për të mbajtun trupin në formë.

Simbas “Daily Mail”, tashma ajo ka 95 mijë ndjekës. Shumë prej tyne, bile shprehin dëshirën “të arrestohen” nga ajo. Fansat e saj shprehen se munden me ecë me shpejtësi të madhe apo të bajnë ndonji gja tjetër, veç që me u arrestue nga ajo.

Ndërsa, Roberto i shkruen: “Kam ra n’dashni me ty”. Në punën e saj të përditshme, 31-vjeçares i duhet me u mor me rastet e dhunës, aksidenteve apo me arrestime të kriminelëve.