Teknologjia imponon rregullat e etikës në tavolinë

Darkat dhe festat familjare dikur kanë qenë të shejta, e pjesëtarët në tavolina fiknin edhe telefonat gjatë kohnave t’ushqimit. Sot, gjithçka imponohet dhe ka si rregullator të pashpallun teknologjinë.

Fotografitë e enëve përfundojnë në tana rrjetet sociale, e darka nuk quhet e konsumueme nëse nuk ndodh kështu. Kur mbërritën telefonat në jetët tona, ma s’pari humbi biseda në tavolinë. Me hapat e teknologjisë, bashkëngranësi thuejse nuk ekziston, sepse ai përcjellë foton në “Facebook”, dialogjet transferohen atje.

Jetojmë vetëm mbrenda telefonit tonë, për me tregue gjithçka që bajmë. Me postue apo jo? Etiketa e re thotë po. Etiketa e internetit të thotë po, mundesh me pastue, por vetëm nëse je i shpejtë në atë çfarë ban dhe ma mbas e mbyll për me vazhdue bisedën me ate që ke në tavolinë. Natyrisht, që kjo gja duhet me u evitue në drekat apo darkat e punës dhe në ato, për të cilat ju nuk keni nevojë për sugjerime etiketash, sepse as që ju bje ndër mend telefoni. Bashkë me postimin e enës, duhet me dhanë edhe informacionin se ku po e konsumoni, në mënyrë që me u ba edhe të dobishëm, për ata që ju shohin. Siç e shihni rregullat ndryshojnë dhe përshtaten me kohën.