Televizioni publik italian, intervistë me djalin e kryemafiozit Toto Riina

Il conduttore di "Porta a porta", Bruno Vespa, durante il lancio della puntata dove andrà in onda l'intervista a Salvo Riina, figlio del boss della mafia siciliana Totò Riina, Roma, 06 aprile 2016. ANSA/CLAUDIO PERI

Televizioni Publik Italian, RAI, ka me transmetue rreth orës 23:30 intervistën me djalin e mafiozit ma të madh në Itali, shefit të Cosa Nostra’s, Toto Riina.

Intervista e realizueme nga gazetari veteran Bruno Vespa me Salvo Riina’n, ka ngjallë reagime të jashtëzakonshme n’Itali, deri te kryetari i Senatit.

Nuk më intereson nëse dora e Toto Riinës ka përkdhelë djalin tij, sepse ai me atë dorë ka vra me qinda njerëz të pafajshëm. Nuk kam me e pa intervistën, ka deklarue kryetari i Senatit, Pietro Grasso.

Mirëpo, autori i emisionit “Porta a Porta” thotë se për me luftue mafian, ma s’pari duhet me e njoftë.

Gjatë kësaj interviste, djali i penduem i kryemafiozit Toto Riina, i akuzuem edhe për vrasjen e gjykatësve Giovanni Falcone e Paolo Borselino, thotë se vetëm n’Itali të penduemit e mafias nuk bajnë asnji ditë burg.

N’asnji vend tjetër demokratik nuk ndodh që nji i penduem, që pranon se ka vra qinda njerëz, mos me ba asnji ditë burg, – thotë ai.