Tenisti serb rrefen lidhjen me Princeshen Diana!

slobodandiana

Nji ish-tenist i njohun serb pretendon se ka pasë nji marrëdhanie me Princeshën Diana, derisa ajo ishte ende e martueme me Princin Charles.

Slobodan Živojinović, 52 vjet, thotë se marrëdhania mes tyne nisi në fund të viteve ’80, kur ajo po e ndiqte nji ndeshje në Wimbledon.

Mbas kësaj, ata u banë ekstremisht t’afërt me njani-tjetrin.

Živojinović thotë se Diana e ndiqte atë nga afër fushës dhe jo nga lozha e VIP’ave, për të qenë ma pranë.

Tue fol për nji gazetë serbe, ai tha se ishte takue me Princeshën në vitin 1987.

“Ajo më pyeti nëse jam tenisti me sherbimin ma të shpejtë dhe i thashë ‘po’”.

“Ajo ishte nji grue e mrekullueshme. Me të mund të flisja për gjithçka dhe madje edhe gjanat ma të vogla ishin fantastike”.

“Nuk due të flas me detaje mbasi ajo nuk asht ma mes nesh,” tha ai.

Živojinović u tërhoq në vitin 1992, pikërisht në vitin kur u martue me Lepa Brenën, kangëtaren e famshme serbe.

Boris Beker ishte shoqnuesi i dhandrrit.

 

2-slobodandiana

 

3-slobodandianaa