Tenton me ja pre udhën Presidentit Obama, qe qysh e pëson!

Nji njeri me bicikletë ka tentue me i pre udhën autokolonës së gjatë të kerreve që ishin tue transportue Presidentin amerikan, Barak Obama, derisa ai ndodhej në New York për nji intervistë televizive. Sapo asht afrue në rrugën e bllokueme nga policia dhe agjentët e shërbimit sekret, personi e ka gjetë veten të shtrimë në tokë.

Nji numër i madh policësh janë afrue menjiherë për me neutralizue, ndërsa Presidenti Obama ka kalue me mjetin e tij të blinduem, i përshëndetun nga qytetarët. Personi me bicikletë u identifikue si Daniel Provencio, 59 vjeç.