Tërmeti n’Itali: Kqyreni çka ndodh derisa gazetarja e CNN raporton direkt

Derisa ekipit e shpëtimit po kërkonin në rrënojat që la mbas tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë Qëndrore, mëngjesin e së Mërkurës, gazetarja e CNN po raportonte mbi fatkeqësinë natyrore, e cila la të vdekun të paktën 250 persona, në nji nga zonat e prekuna.

Nji shtëpi e shembun nga tërmeti u rrxue plotësisht mbas shpinës së gazetares, tue e tutë së tepërmi atë.

Ju deshën disa minuta që gazetarja e CNN të rikthehej sërish në transmetim direkt.