The Guardian shkruen me nota pozitive për Dua Lipa

Prestigjozja britanike “The Guardian” i ka kushtue nji artikull perfomacës së kangëtares Dua Lipa, për paraqitjen e saj në festivalin e madh britanik Glastonbury.

Artikulli i “The Guardian” e ka përshkrue performancën e Duas me nota pozitive dhe lavduese.

Mes rreshtash shruhet se, festivali Glastonbury asht thjesht nji ndalesë freskie në nji verë të nxehtë, por gjatë performacës së Dua Lipës u pa qartë, se ajo dhe ekipi i saj u munduen që ajo me qenë artistja ma depërtuese e vitit.

E përdidhmja britanike ka shkrue edhe për origjinën shqiptare të kangëtares, gjithashtu ka theksue edhe faktin se menaxhohet nga i njajti menaxher që ka menaxhue edhe Lana del Reyn.

Artikullli i “The Guardian” mbyllet me fjalët, se performanca e saj mundet me qenë ma e rafinuemja dhe ma kompetentja e zhanrit pop që Glastonbury ka mujt me pas.