T’i japësh gji foshnjes tuj brohorit Bernie Sanders!

Fotoja e nji nane asht ba nji hit i papritun në fushatën e Bernie Sanders, mbasi nji foto e saj teksa ushqen femijën me gji ka ndez debate n’internet.

Vajza e quejtun, Elle Bradford nga Ohio, kishte marrë me vete vajzën e saj 6 muejshe, Harper, gjatë fushatës në Kleveland.

Teksa e bija dëshironte të pinte gji, Elle nuk nguroi ta ushqente atë në publik.

“Në qoftë se unë nuk e ushqeja me gji n’ato momente, ajo do të bërtiste e qante”,­ ka thanë Elle.

Ajo e ushqeu të voglën e saj me gji, teksa nuk dëshironte të humbte asnji moment të fushatës. Momenti u kap nga gazetarët e paparacët dhe shumë shpejt u publiku në rrjetet sociale, tue u ba hit.